Transmetuar më 14-08-2017, 21:46

Një burrë në Jemen është ekzekutuar në mënyrën më brutale të mundshme në qendër të qytetit, pasi kishte përdhunuar dhe vrarë një vajzë katërvjeçare në qytetin e kontrolluar nga rebelët Houthi në Sanaa.

Hussein al-Saket 22-vjeç, është qëlluar pesë herë më pushkë para se të hidhej nga një lartësi e madhe nga një kran që ishte vendosur në qendër të qytetit Sanaa.

Ky është ekzekutimi i dytë publik që është kryer gjatë këtij muaji në këtë vend, gjë që tregon qartë se grupet rebele aplikojnë ligjin e Sheriatit që nga grusht shteti ushtarak që kishte ndodhur në vitin 2014.

Al-Saket  kishte përdhunuar 4-vjeçaren Safaa al-Matari të cilën më pas e kishte vrarë, kurse trupin e saj ishte munduar ta fshehë duke e varrosur në një zonë që rrallë frekuentohet nga qytetarët.

Ky ishte një tjetër rast për t’i bërë thirrje të gjithëve se kështu do të përfundojnë nëse veprojnë gabim. /k.k/noa.al