Transmetuar më 14-08-2017, 20:11

Një biznesmen është vrarë me plumb në kokë në plazhin e Strugës, në Maqedoni. Ngjarja e rëndë, që shokoi edhe pushuesit e shumtë, u regjistrua ditën e sotme, në orën 16:45, në plazhin “Akva Blu”.

Viktimë e këtij atentati ka mbetur biznesmeni Dilaver Bojku, shqiptar i Maqedonisë, i cili u vra përpara lokalit të tij.

Përpos ndihmës së shpejtë, dhe dërgimit për në spital, biznesmeni nuk arriti të shpëtojë. Shkaqet mbeten të paqarta ende, ndërsa  Stefan Dimoski, zëdhënës i SPB-së në Ohër, ka deklaruar se policia po heton ngjarjen.

“Deri tani nuk kemi asnjë të dyshuar sepse akoma jemi në procesin e grumbullimit të të dhënave por pas këtij procesi do të dilet me një raport më të detajuar.

Në momentin e parë që do të kemi një pasqyrë më të plotë do të merren masa edhe për arrestimin e autorit ose autorëve të kësaj ngjarje”, tha Dimoski. /k.k/noa.al/