Transmetuar më 14-08-2017, 19:57

Seksi është një prej kënaqësive më të mëdha të jetës dhe i bën mirë edhe shëndetit, qoftë përmirësimit të humorit, edhe ndikimit që ka në organizëm.

Por sa është shpeshtia e raporteve seksuale? Tek çiftet e martuara akti intim, konsumohet një ose dy herë në javë.

Është kjo ajo që pretendohet në një studim me titull “Sexual Frequency Predicts Greater Well-Being, But More is Not Always Better”, i publikuar në revistën shkencore “Social Psychological andPersonality Science”, ku këshillohet që minimumi një herë në javë duhet konsumuar raporti seksual.

Vetëm në këtë mënyrë zhduket ankthi dhe rënia e dëshirës në çift. Studimi thotë se femrat e duan më shumë seksin se meshkujt, vetëm se ato janë më shumë të interesuara pas cilësisë së raporteve se sa shpeshtisë së tyre, shkruan noa.al.

Po ashtu studimi thotë se në Europë mesatarisht raporti i parë seksual konsumohet në moshën 17-vjeçare, dhe qysh në fillim konsiderohet si një kënaqësi e cila ja vlen të jetohet. /a.y/noa.al