Transmetuar më 14-08-2017, 19:42

Kush është ai prind që nuk e ka parë të paktën një herë fëmijën e vetë që ta zërë gjumi duke ngrënë, për shkak se të vegjlit gjysmën e kohës e kalojnë në gjumë, dhe një pjesë tjetër të mirë duke ngrënë.

Në jo pak raste, për inerci vogëlushët vijojnë të konsumojnë ushqimin edhe në gjendje gjumi.

Në videon që noa.al sjell më poshtë, shihen pamje vërtetë gazmore të të vegjëlve që konsumojnë ushqim, me sy mbyllur.

Në jo pak raste ata e gjejnë veten duke përplasur kokën në tavolinë, ashtu sikundër në të tjera përtypen në gjumë, deri sa ndërhyn nëna.

Për shkak të situatave gazmore që përcjellin, ky kolazh videosh po bën bujë në rrjetet sociale. /a.y/noa.al