Transmetuar më 14-08-2017, 19:29

U ndodh të gjithëve që në përfundim të ditës apo të javës ta gjejnë veten të lodhur dhe të mos kenë aspak dëshirë për të dalë, apo për t’u marrë me gjëra të tjera.

Ndonjëherë ndihen aq dembelë sa që qëndrojnë në shtrat për të parë një film. Por cila është mundësia më e mirë për t’i kushtuar pak kohë vetes dhe kënaqësisë personale? Masturbimi konsiderohet si zgjidhja ideale për të gjithë ata që nuk kanë një partner fiks dhe që nuk duan të heqin dorë nga kënaqësia.

Nëse dikur konsiderohej si tabu, tashmë pranohet qetësisht nga të dyja gjinitë.

Studime të ndryshme kanë provuar se masturbimi është mënyra e vetme dhe më efikase për të arritur orgazma intensive, pa shpenzuar shumë energji. Pikërisht për këtë arsye, autoerotizmi po zëvendëson gjithnjë e më shumë raportet rastësore.

Kjo pasi njerëzit priren që të kenë gjithnjë e më shumë shpërblime të menjëhershme, por dhe një orgazmë të zgjatur. Për shkak se në një rast të tillë situata është nën kontroll, kënaqësia është e garantuar. /a.y/noa.al