Transmetuar më 14-08-2017, 18:51

Moderatorja Rudina Magjistari, tashmë që e bija i ka kaluar një vjeçe e gjysmë, zgjodhi të pushojë jashtë Shqipërisë.

Ajo zgjodhi Turqinë për të kaluar këto ditë të nxehta gushti, bashkë me të bijën dhe bashkëshortin e saj. Ditën e sotme ajo ka publikuar një fotografi në Instagram, ku shihet në pishinë me Mian e vogël.

Por ajo që bie në sy është një kombinim i pazakontë i tyre, jo në veshje, pasi breçkat e Mias nuk duken fare, por në mjellmën që kanë zgjedhur për të qëndruar mbi ujë.

Rudina duket e kënaqur pafund, teksa shtyn me këmbë kamerdaren e së bijës.

“Kujtime rozë me diellin tim. Verë 2017. Mia luleqengji. Familja ime e bukur. Babi është këtu. Lumturi”, shkruan Rudina, duke treguar se kësisoj se foton e ka shkrepur i shoqi.

Rudina u bë nënë fund tetorin e vitit 2015, si fryt i lidhjes disa vjeçare me ish-kampionin e kick boksit Xhavit Bajramaj. /a.y/noa.al