Transmetuar më 14-08-2017, 18:36

Fatmirësisht e kuptoi para se ta gëlltiste, i kuriozuar nga aroma e çuditshme që ndjente.

Brenda hamburgerit një qytetar amerikan, përdoruesi i rrjetit social Reddit, zbuloi një kapak plastik në vend të domates.

Ai e publikoi fotografinë në rrjetin social, duke denoncuar gjithë çfarë i kishte ndodhur.

Në foto shihet vërtetë një fetë domate, ndërsa sipër saj gjendet edhe një kapak plastik.

Këto pamje u përhapën me shpejtësi, si një kambanë alarmi për të treguar më shumë kujdes lidhur me çfarë konsumojmë. /a.y/noa.al