Transmetuar më 14-08-2017, 17:25

Kujt nuk i pëlqen një raport seksual pasionant dhe intensiv? Por jo gjithmonë pritshmëritë përkojnë me realitetin.

Bazuar në një sondazh të zhvilluar nga “Lovehoney”, një platformë online që shet lodra seksi, raporti seksual zgjat mesatarisht 19 minuta.

Në këtë përfundim u arrit pasi u pyetën specifikisht 4400 përdorues të të dy sekseve, ku rezultoi se një raport seksual pasionant zgjat më pak se gjysmë ore.

Të dhënat mund të jenë edhe të “fryra”, duke qenë se personat e intervistuar përdornin që të dyja gjinitë lodra seksi për të zgjatur kënaqësinë dhe për ta bërë më intensive, shkruan noa.al.

52% e të pyeturve u deklaruan të kënaqur në shtrat, ndërkohë vetëm 23% e meshkujve dhe 19% e femrave deklaruan se dëshironin raport seksual më të gjatë. /a.y/noa.al