Transmetuar më 14-08-2017, 16:52

Bazuar në të dhënat e përpunuara nga shoqëria e analizave MVPindex, mes Facebook, Instagram, Twitter, YouTube dhe Google Plus, Dëayne Johnson i njohur si “The Rock”, është aktori më popullor i rrjeteve sociale.

Ky fakt raportohet nga sajti ‘Hollywood Reporter’, duke listuar aktorët më të ndjekur të rrjeteve sociale.

Në vendin e dytë renditet aktorja Priyanka Chopra dhe pas saj Kevin Hart.

Lista vijon me Tom Holland, Jennifer Lopez, Shay Mitchell dhe Zendaya.

Ndërkohë klasifikimi i dhjetëshes më të mirë mbyllet me Sabrina Carpenter, Lily Collins dhe Nina Dovreb. /a.y/noa.al