Transmetuar më 14-08-2017, 14:54

Fëmijët e vegjël duan një kujdes shumë të madh, të paktën deri në momentin kur nisin të flasin.

Por si i bëhet në periudhën kur belbëzojnë dhe nuk artikulojnë mirë? Video që noa.al sjell më poshtë është epike dhe po bën bujë në rrjetet sociale.

Në të shihet momenti kur nëna kritikon të bijën duke i thënë “Sa herë të kam thënë të mos hipësh në divan, por të luash në dysheme”.

Por përballë kritikave të nënës, e cila mundohet të ruajë seriozitetin, vjen reagimi i vogëlushes pak më shumë se një vjeçe, e cila nxjerr gjithfarë tingulli për t’iu kundërpërgjigjur mamit të vetë, duke krijuar një situatë më shumë se gazmore.

Pamjet më poshtë janë vërtetë për mos t’u humbur, pasi do ju përmirësojnë ndjeshëm humorin. /a.y/noa.al