Transmetuar më 14-08-2017, 14:15

Neymar ishte në gjendje të gëzuar pas debutimit pozitiv me PSG, duke pretenduar se kishte të drejtë në vendimin e tij për të lënë radhët e Barcelonës dhe ankoruar në “Parc des Princes”.

Menjëherë pasi u zgjodh lojtari më i mirë i ndeshjes, në fitoren e rehatshme (0-3) në fushën e Guingamp, Neymar ka deklaruar se “njerëzit mendojnë se duke lënë klubin e Barcelonës është duke vdekur, por qëndron ndryshe, unë jam më i gjallë se kurrë.”

Sulmuesi brazilian ka thënë në lidhje me ndeshjen: “Unë jam që shënova dhe fituam, futbolli është i njëjtë. Ndryshon vendi dhe qyteti, por futbolli është i njëjtë.”, shkruan telesport.

Për Neymar, fitorja e PSG kundër Guingamp ishte e formës së prerë: “Ekipi luajti mirë, bëri një lojë të madhe. Jam shumë i kënaqur me debutimin tim, por gjëja më e rëndësishme është fitorja.” Ish-lojtari i Barcelonës pranoi se “është shumë e lehtë për të luajtur me lojtarë, që kanë cilësi të mëdha”, duke iu referuar sidomos Cavanit. “Ai është një lojtar i madh, është gjithashtu e lehtë për të luajtur me Di Maria, Verratti, Motta, Alves… Me të gjithë jemi duke punuar që të përmirësohemi.”

Pas ndeshjes, braziliani nuk ka hezituar të komentojë largimin e tij nga Barcelona. ​​Neymar ka thënë: “E dija se ishte shumë e vështirë për ta lënë Barcelonën, por PSG është një sfidë e madhe për mua.  Ne kemi një ekip të madh dhe do të synojmë diçka të madhe, që nuk është arritur”.