Transmetuar më 14-08-2017, 13:50

Një fanse ka hedhur në gjyq dy reperët e famshëm Drake dhe Future, pasi u përdhunua në një prej koncerteve të tyre.

Mediat rozë raportojnë se vajza nuk preferon që të identifikohet, por në padinë e saj ajo pretendon se një djalë e ka mashtruar duke i thënë se do e çonte në prapaskenë që të takonte dy këngëtarët e famshëm.

Dëshira e saj është kthyer në makth, pasi 28-vjeçarja thotë se është përdhunuar në një vend ku nuk kishte njerëz dhe se masat e sigurisë ishin shumë të ulëta.

Për pasojë 28-vjeçarja kërkon 25 milionë dollarë shpërblim për dëmin fizik dhe psikologjik që i është shkaktuar në koncertin e dy yjeve të muzikës.  

Ngjarja ka  ndodhur në Bridgestone Arena, Nashville dhe pritet të shqyrtohet nga ana e gjykatës.

Ndërkohë policia raporton se ka arrestuar një të dyshuar për ngjarjen. Ai është identifikuar si Levy Johnson, 38 vjeç.