Transmetuar më 14-08-2017, 13:12

Klientët e hoteleve shpesh ndeshen me surpriza të pakëndshme gjatë qëndrimit në hotele. Njëri prej tyre ka qenë mjaft dinak për ta vërtetuar këtë papërgjegjshmëri.

Kur hyra në dhomë, shkruan ai, gjithçka ishte e pastër dhe në vendin e vet. Ai u shtri për të pushuar dhe papritur dëgjoi zhurmën e një letre në shpinën e tij.

Pas pak ai gjeti nën mbulesën e krevatit këtë shënim që e kishte lënë një klient i mëparshëm në atë dhomë.

“Nëse jeni duke e lexuar këtë shënim dijeni që pastrueset e hotelit nuk i kanë lëvizur rrobat e shtratit”, shkruhej në letër.

Mesa duket këto lloj historish duhen ndarë me të tjerët në mënyrë që stafi i hotelit të ndërgjegjësohet për detyrat e tij.