Transmetuar më 14-08-2017, 13:01

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku është një ndër femrat më sharmante të skenës sonë politike.

Dy muaj më parë, deputetja simpatike solli në jetë binjaket e saj Arba dhe Iris, por duket se deputetes së PD-së nuk i është dashur shumë kohë të rikthehet në formën e mëparshme.

Ardhja në jetë e dy vogëlusheve e shkëputën për pak kohë nga skena politike, por kjo nuk zgjati shumë pasi Jorida është rikthyer në politikë, dhe duhet thënë më e bukur se asnjëherë. Duket se mëmësia i ka dhënë shumë nur deputetes së PD.

Në disa foto që ka postuar në profilin e saj në Facebook gjatë një takimi me senatorët amerikanë, ajo që bie në sy janë format e rregullta trupore. E qeshur si gjithmonë, me një fustan të ngushtë pas trupit, dhe me flokët e krehura shumë natyralisht, Jorida duket më në formë se kurrë.

Tabaku është një deputete mjaft aktive në Parlament dhe një zë i fuqishëm për problemet e mëdha që ka ekonomia shqiptare, dhe do të jetë pjesë e Kuvendit edhe këtë sesion të ri parlamentar. /b.l/noa.al/