Transmetuar më 14-08-2017, 08:39

Kryeministri Edi Rama ashtu siç e ka bëtë tashmë traditë ka uruar edhe këtë mëngjes të gjithë shqiptarët për një ditë të mbarë.

Rama ka zgjedhur si urim mëngjesi për këtë të hënë, ditë të parë të javës pamjen e Gjirit të Brisanit në Karaburun.

“Mirëmëngjesi dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë pamje të Gjirit të Brisanit në Karaburun”, shkruan Rama.

Por ajo që bie në sy janë reagimet e shumta të komentuesve të cilët mesa duket nuk janë impresionuar nga pamja por i kanë numëruar problemet, duke i kujtuar se është zgjedhur të bëjë punë, jo të tregoje foto.

“Po leni more këto se nuk të kanë hije shiko si i katandise shqiptarët ju dhe forcën e korrupsionit nëpër dogana me kthimin e vizave, turp për Shqipërinë të shkel deputeti dhe nuk çan kokën njeri për viktimën po sikur ky i ndjeri të shkelte deputetin?”- shkruan një komentues. /b.l/noa.al/