Transmetuar më 13-08-2017, 18:57

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot raportin e dëgjesave publike për qarkun e Fierit. Ashtu si edhe me qarqet e tjera, edhe këtë herë kreu i qeverisë e ka publikuar këtë raport në Facebook.

Bashkangjitur me fotot, Rama shkruan:

RAPORTI JUAJ

Pasqyra zgjedhore dhe raporti i dëgjesave për Qarkun Fier. Miqtë e këtij rrjeti nga qarku i Fierit, janë të lutur të bëjnë sugjerime apo ankesa që sipas tyre mund të mungojnë në këtë raport.

Shqetësimet mbi pronën janë evidente edhe në qarkun e Fierit, ku në dëgjesat që patën me Kryeministrin, qytetarët i thanë hapur sorollatjet me të cilat po përballen prej vitesh për të gjetur të drejtën e tyre.

Menjëherë sapo mori drejtimin e qeverisë për herë të dytë, kreu i qeverisë tha se do të kishte një qasje tjetër për t’u përballur me problemet e qytetarëve, dhe më këtë nënkuptonte takimin gju më gju me ta.

Të dhënat e raportit për gjithë qarkun e Fierit i keni të pasqyruara në foto. /k.k/noa.al/