Transmetuar më 13-08-2017, 16:16

Besimi është një prej elementëve ekzistues i njerëzimit. Dhe kur flasim për besimin nuk e kemi fjalën vetëm për atë në fe, por edhe besimi për një send të caktuar, i cili sipas perceptimit vetjak mund të sjellë ters.

Ja disa prej objekteve që i keni në shtëpi, dhe të cilat kategorizohen si të këqia. 

Pasqyra e kthyer nga krevati

Besohet që pasqyra e kthyer nga krevati mund të shkaktojë probleme në lidhjen dashurore, duke lëshuar ndikime të këqija, nga jashtë, në martesën e mirë dhe të shëndetshme. 

Dera e zezë

Dera e zezë mund të ketë ndikim negativ vetëm nëse është në drejtim të veriut, e cila në shtëpinë tuaj do të ndjellë fat të keq. 

Lulja me gjemba

Për objektet e mprehta dhe me maje të mprehtë gjithashtu besohet që sjellin fatkeqësi dhe nëse dëshironi që shtëpia juaj të tërheqë energjinë pozitive, mos mbani në shtëpi lule me gjemba, si p.sh. kaktus. 

Kalendari në vendin e gabuar

Kalendari i varur në derën e hyrjes të shtëpisë është përkujtues i jetës së kaluar andaj besohet që atëherë ndikon në zgjatjen e jetës të banorëve të saj. 

Piktura e anijethyerjes

Piktura e anijethyerjes paraqet përçarje e cila mund të ndikojë në sjelljen dhe në energjinë e banuesve. /k.k/noa.al/