Transmetuar më 13-08-2017, 15:01

Tërshëra

Falë indeksit të ulët glicemik, një matës i shpejtësisë me të cilën trupi i përthith karbohidratet për t’i kthyer në energji, tërshëra është ushqimi ideal për në mëngjes. Duke qenë se përthithet ngadalë, tërshëra do t’ju mbajë aktivë gjithë mëngjesin, pa ju ezauruar në pak orë si kafeina apo pijet me sheqer.

Vezët

Duke qenë të pasura në proteina, vezët do t’ju sigurojnë energji për të gjithë ditën.

Uji

Po, uji është gjëja e parë që mund t’ju ndihmojë të zgjoheni edhe dehidratimi minimal mund t’ju bëjë të ndiheni sikur keni mjegull në kokë.

Uthulla e mollës

Një përzierje me ujë mjaltë dhe uthull molle, është një mënyrë që njerëz të shumtë e përdorin për t’u zgjuar pasi i jep një dozë të mirë energjie.

Gjethet jeshile

Konsumimi i jeshilllëqeve të freskëta është një nga mënyrat më të mira për të mbajtur lart nivelet e energjisë.