Transmetuar më 13-08-2017, 14:34

Të gjithë kemi idhujt tanë qofshin ata këngëtarë, aktorë apo futbollist.

Ne i ndjekim ata në karrierat e tyre respektive, dhe jemi fansat më të zjarrtë të suksesit që ata korrin. Por ka edhe nga ata fansa që nuk mjaftohen vetëm me kaq.

Një adhuruese e reperit Noizy ka shkuar më tej. Ajo ka bërë në trupin e saj portretin e këngëtarit.

Vajza ka postuar më pas videon ku tregon tatuazhin me përmasa aspak të vogla në pjesën e pasme të qafës.

Ajo në fakt është një pjesë mjaft delikate dhe me ndjeshmëri të lartë, dhe me siguri vajza ka pasur dhimbje.

Por kjo gjë nuk i ka interesuar mesa duket. Tani ne jemi kurioz, po Noizy e ka parë këtë tatuazh?