Transmetuar më 13-08-2017, 12:50

Dashuria e tyre do të shndërrohej në një nga përrallat më të bukura që do të njihte bota e showbizit shqiptar, për të vijuar më pas me një dasmë madhështore për të cilën u përfol gjatë dhe vazhdon të përflitet.

Këngëtarja dhe moderatori i njohur Orinda Huta dhe Turjan Hyska kurorëzuan historinë e tyre 10-vjeçare muajin e kaluar dhe më pas nisën një muaj mjalti të vërtetë, plot 25 ditë të mbushura me relaks dhe shumë dashuri.

Fillimisht Turi do të na habiste të gjithë me ndryshimin e modelit të flokëve, duke u shndërruar në tullac, për të vijuar më pas me ankesat se bashkëshortja e tij po ”e shfrytëzonte si fotografin e saj personal, shkruan living.

Por, mesa duket Turi është penduar për postimet e bëra në rrjete sociale dhe ka vendosur të bëjë bashkëshortin e përkushtuar duke blerë disa “dhurata” të çmendura për muzën e tij.

Ai ka zgjedhur një mënyrë shumë origjinale për t’i shprehur dashurinë Orindës që me siguri do ju bëjë edhe juve të vini buzën në gaz ndërsa shfletoni fotogalerinë.