Transmetuar më 13-08-2017, 10:30

Ajo është në pritje të ëmbël. Lajmin e shtatzënisë e dha disa ditë më parë në një intervistë.

Gazetarja dhe spikerja e Top Albania Radio, Jonida Aliçkolli i ka dhuruar të gjithë fansave të saj në Instagram një foto shumë të ëmbël.

Ajo ka pozuar me një fustan të ngushtë pas trupit dhe barkun e rrumbullakosur, ndërkohë që duket se afrohet në muajt e fundit të shtatzënisë së saj.

Pavarësisht se është i ditur faktin që bjondja bukuroshe është në pritje të ëmbël, nuk e kishim parë deri tani në një foto si kjo me barkun kaq të fryrë.

Por duhet thënë se edhe shtatzënia i ka dhënë një nur të veçantë Jonidës që duket shumë tërheqëse pavarësisht se është “vetë i dytë”.