Transmetuar më 13-08-2017, 10:13

Një grua ka rrëfyer habinë e madhe që pësoi kur zbuloi se "infeksioni në veshka" që besonte se vuante në fakt ishte një bebe plot 9 muajshe.

Ajo e solli atë në jetë vetëm 24 orë më vonë në divanin e shtëpisë, pasi dhimbjet e lindjes i zgjatën vetëm 22 minuta. Katie O’Brien 25 vjeçe, jo vetëm që nuk ia kishte idenë se ishte shtatzënë, por muajit e fundit ajo kishte rënë edhe në peshë.

Katie tha se nuk e kishte ndjerë kurrë djalin e saj të gjuante me shkelm apo të lëvizte dhe nuk kishte asnjë gjë që të tregonte se kishte bebe në bark.

Pasi kishte ndjerë dhimbje në fund të barkut, e reja kishte shkuar për vizitë tek gjinekologu. Ajo kishte dhënë një provës me urinën e saj dhe ishte nisur për në shtëpi. Rrugës mjeku e kishte telefonuar për t’i thënë se dyshonte që ajo ishte shtatzënë.

Gruaja tha se ishte habitur pa masë, mbi të gjitha nuk kishte vënë re një bark të zmadhuar tek vetja. Edhe cikli i saj kishte qenë i çrregullt dhe nuk e kishte kuptuar se ishte shtatzënë.

Ajo u shokua edhe më shumë kur  mjekët i thanë se ishte plot 9 muajshe. Pas analizave, mjekët i thanë se ndonëse nuk kishte ende dhimbje, ajo mund të lindte nga momenti në moment. Kështu ajo u zgjua në mes të natës dhe solli në jetë Tristan, ndërsa kohë për të shkuar në spital nuk mjaftonte.