Transmetuar më 13-08-2017, 09:35

Lidhja e këngëtares së njohur Celine Dion shokoi jo pak botën e spektaklit.

Kjo jo vetëm për diferencën e madhe që ka ajo me partnerin e saj të ri, balerinin Pepe Munoz, por për faktin se vetëm 1 vit pas ndarjes nga jeta të bashkëshortit të saj, Celine gjeti sërish dashurinë.

Ajo kishte deklaruar se do mbetej femra e një mashkulli, por jeta është e gjatë dhe Celinës i duhet ta jetojë me dikë.

Ajo ka zgjedhur për momentin, një 32-vjeçar, plot 17 vite më të ri se veten.

Ata janë fotografuar rrugëve në Los Angeles, teksa shfaqnin një lloj kujdesi dhe dashurie për njëri-tjetrin.

Një vit pas ndarjes nga jeta të bashkëshortit të saj, Rene Angelil, këngëtarja me famë botërore Celine Dion duket se gjetur edhe një herë dashurinë në krahët e balerinit spanjoll Pepe Munoz. /b.l/noa.al/