Transmetuar më 12-08-2017, 22:01

Si ta çmendni partneren në shtrat? Mjafton të dini tre sekrete. Është kjo përgjigja që jepet nga një studim amerikan i Chapman University, Indiana University dhe Kinsey Institute, lidhur me shpeshtinë me të cilën persona të gjinive të ndryshme dhe orientimeve seksuale të ndryshme arrijnë kënaqësinë në krevat.

Studimi u bazua në 52 mijë amerikanë dhe rezultoi se gjatë seksit meshkujt heteroseksualë, 95% e tyre arrijnë orgazmën lehtësisht. Të dytët renditen homoseksualët në masën 89%, të ndjekur nga biseksualët me 88%, femrat lesbike 86%, femrat biseksuale 66% dhe femrat heteroseksuale 65%.

Studimi zbuloi se femrat heteroseksuale kanë më shumë vështirësi që të arrijnë pikun e kënaqësusë seksuale gjatë raportit intim. Nga se varet kjo?

“30% e meshkujve, mendojnë se raporti seksual është mënyra më e mirë për të arritur orgazmën.

Por nuk mund të ketë bindje më të gabuar se kjo”, thotë një nga drejtueset e studimit, Elisabeth Lloyd.

Sipas studiuesve janë tre praktikat seksuale që shtojnë mundësinë që femra të arrijë orgazmën: puthje pasionante, stimulim organit gjenital me dorë dhe seks oral.

Megjithatë sipas ekspertëve femrat janë të ndryshme, ndaj secila ka mënyrën e saj të arritjes së kënaqësisë, ndaj provojini këto taktika deri sa të gjeni të duhurën./a.k/noa.al/