Transmetuar më 12-08-2017, 18:51

Të paktën 2 persona kanë rënë në pranga gjatë kontrolleve blic nga Policia në Lezhë për rritjen e parametrave të sigurisë publike.

Mësohet se në pranga kanë rënë:

– Gjovalin Kola, 25 vjeç, banues në Lezhë ( me preçedent të mëparshëm kriminal).

– Lekë Kola, 36  vjeç, banues në Lezhë ( me preçedent të mëparshëm kriminal).

Konkretisht, gjatë ditës së sotme në një lokal tek Kryqëzimi i Shënkollit, gjatë kontrollit të ushtruar, shtetasit Gjovalin Kola, i është gjetur 1 armë zjarri TT pa leje e cila iu sekuestrua në cilësinë e proves materiale.

Gjithashtu , shtetasi Gjovalin Kola, i shoqëruar në lokal edhe nga shtetasi Lekë Kola, kanë kundërshtuar me forcë efektivët e policisë për të mos i lejuar që ti kontrollin.

Për Gjovalin Kolën rëndojnë veprat penale "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit" "Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik".

Për Lekë Kolën rendon vepra penale Kola "Kundërshtim i punonjësve të policisë së rendit publik".

Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme./a.k/noa.al/