Transmetuar më 12-08-2017, 18:29

Një aksident i rëndë me pasojë plagosjen ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Kosovë.

Aksidenti mësohet se ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”, në afërsi të Prizrenit.

Mësohet se një këmbësor është goditur nga një automjet, tip BMË.

Sipas Indeksonline, i lënduari ka mbetur i shtrirë, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur edhe ambulanca.

Nuk dihet ende gjendja e të lënduarit dhe as identiteti i tij.

Në vendngjarje ka mbërritur edhe policia, ndërsa drejtuesi i mjetit po merret në pyetje në lidhje me shkaqet e aksidentit./a.k/noa.al/