Transmetuar më 12-08-2017, 18:11

Hiqet një masë shkëmbore që kishte rënë në aksin rrugor Vlorë-Orikum.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, me ndihmën e shërbimeve të Emergjencave Civile, si edhe me ndihmën e Kompanisë së Mirëmbajtjes së Rrugëve në bashkëpunim edhe me shërbimet e Policisë, kanë bërë të mundur heqjen nga rruga e masës shkëmbore e cila kishte rënë në vendin e quajtur "Kalaja", në aksin rrugor Vlorë-Orikum.

Ndërkohë Forcat Xheniere kanë bërë inspektimin e nevojshëm të situatës dhe kanë siguruar se nuk ka pjesë të tjera shkëmbore të cilat mund të shkeputen.

Qarkullimi i automjeteve do të vazhdojë normalisht në të dyja kahet e aksit rrugor.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë falenderon të gjithë drejtuesit e automjeteve për mirëkuptimin që treguan lidhur me situatën e ndodhur!/a.k/noa.al/