Transmetuar më 12-08-2017, 15:52
Publicitet

Shkëlzen Berisha dhe ish-gruaja e tij Sadije Berisha duket se më në fund kanë bërë paqe që pas momentit të ndarjes, kur marrëdhënia e tyre u kris.

Për më shumë se 4 vjet, Sadije akuzoi publikisht ish-burrin e saj se nuk i kishte kthyer kalin ashtu si i kishte premtuar se do ia kthente pasi ta vaksinonte dhe të pajisej me pasaportë.

Për disa mund të duket çudi por Sadija e vuajti shumë mungesën e kalit të saj dhe nuk rreshti kurrë së shkruari për këtë episod. Sot, më në fund, Shkëlzen Berisha ia ka rikthyer.

“Meri është rikthyer”, shkruan Sadija, entuziaste, nga Stokolmi ndërsa ndan edhe fotot. 

Loading...