Transmetuar më 12-08-2017, 13:55

Kryetari i Kuvendit është përballur me një situatë të pakëndshme në një restorant, kamariarët e të cilit i thanë se duhet të dilte jashtë për shkak të veshjes me pantallona të shkurtra.

Bëhet fjalë për Kryetarin e Kuvendit të Viareggia, ndërsa incidenti u regjistrua në bregdetin e Toskanës. Giorgio Del Ghingaro ka thënë se nuk kishte ditur se në restorant ekzistonin rregullat e veshjes.

“Ajo nuk ishte darkë zyrtare, isha me miqtë e mi dhe mendova se mund të vishem në mënyrë më komode”, ka shkruar kryebashkiaku dhe e kishte postuar fotografinë e pantallonave të tij.

Del Ghingaro ka shkruar se ishte në ballkon me miqtë e tij në momentin kur i ishte afruar kamerieri dhe i kishte thënë se nuk mund të qëndrojë në restorant sepse nuk mban pantallona të gjata.

Kryetari, për këtë arsye, u detyrua që të darkonte në një tjetër restorant. /k.k/noa.al/