Transmetuar më 12-08-2017, 13:26
Publicitet

Rreth 60 fëmijë kanë humbur jetën si pasojë e mungesës së oksigjenit, në spitalin shtetëror Baba Raghav Das Medical College në Gorakhpur, në Indi. Mësohet se shumë prej famijëve sapo kishin lindur.

Sipas raportimeve paraprake, mendohet se shkak i kësaj tragjedie është mungesa e furnizimit me oksigjen dhe injeksioneve në spitalin e pediatrisë.

Mediat në Indi shkruajnë se firma që furnizonte  spitalin me oksigjen ka ndalur furnizimet për shkak se nuk ishin paguar faturat e mëparshme të shërbimit.

Qeveria ka urdhëruar hetim të menjëhershëm për numrin e madh të vdekjeve, por mohoi raportimet se vdekjet ishin shkaktuar nga mungesa e oksigjenit pasi spitali furnizohej nga firma të tjera.

Pavioni i pediatrisë në këtë spitali ishte vizituar pak ditë më parë edhe nga Kryministri i Indisë,  Yogi Adityanath. /k.k/noa.al/

Loading...