Transmetuar më 12-08-2017, 13:13

Kaosi bëri që të hutohen dhe të humbin kontaktin fizik me fëmijët dhe kjo bëri që një çift turistësh kinezë me banim në Spanjë dhe me pushime në Itali, të harrojnë në stacionin hekurudhor të Padovas, dy fëmijët e tyre.

Familja duhej të nisej në trenin ‘Freccia Argento’ drejt Romës këtë të enjte, por dy fëmijët mbetën në stacion.

Vogëlushët një djalë 6 vjeç dhe motra e tij 9 vjeçe, mbanin për dore njeri tjetrin, në pritje për t’u nisur.

Një agjent i policisë pa se pavarësisht lëvizjeve të ndryshme, asnjë i rritur nuk po afrohej pranë tyre, duke u shqetësuar.

Ai u buzëqeshi vogëlushëve dhe i pyeti se ku i kishin prindërit, por nuk mori asnjë përgjigje. Polici i kërkoi ndihmë një tjetër turisti kinez në mënyrë që ta ndihmonte në komunikim, shkruan noa.al.

Kështu fëmijët shpjeguan se çfarë ndodhi. Kjo bëri që të komunikohet nga stacioni i Padovas me atë të Romës, duke bërë që prindërit pas disa orësh të kthehen mbrapsht për tek fëmijët e tyre. /a.y/noa.al