Transmetuar më 12-08-2017, 12:20

Një person ka humbur jetën në Durrës i përplasur për vdekje nga një kamion.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Shënvlash, ku si i dyshuar për të u bë arrestimi i 29-vjeçarit Arjan Zefit, banues në Shënavlash

Ai akuzohet se gjatë ditës së djeshme në fshatin Shënavlash duke drejtuar mjetin tip Benz kamion, pa leje drejtimi ka aksidentuar me pasojë vdekje këmbësorin E. P. 75 vjeç, banues në Shënvlash.

Gjithçka ka ndodhur teksa i moshuari ka qenë duke kapërcyer rrugën.

Lidhur me këtë ngjarje hetimet janë në vijimësi, ndërkohë që materialet i’u referuan Prokurorisë së Durrësit për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. /a.y/noa.al

Foto ilustruese