Transmetuar më 12-08-2017, 12:09

Xhaxha e nip janë vënë në prangat e policisë pas konfliktit të përgjakshëm mes tyre në Fushë Mamurras.

Të arrestuarit janë Ervis Shpani, 28 vjeç dhe xhaxhai i tij Agustin Shpani, 50 vjeç, banues në Fushë Mamurras të Kurbinit.

Ata akuzohen se në një rrugë, në lagjen e “Shpanve” në Fushë Mamurras, janë konfliktuar verbalisht, konflikt i cili më pas ka agravuar në dhunë fizike ndërmjet tyre.

Në konflikt janë përfshirë dhe familjarët e Agustin Shpanit. Dy të arrestuarit akuzohen për veprën penale “Dhuna në familje”.

Ngjarja për pak sa nuk ka marrë përmasat e një tragjedie të vërtetë, pas një konflikti për pronësinë e një grumbulli zhavorri. Burrë e grua kanë mbetur të plagosur rëndë në Fushë-Mamurras, të cilët janë qëlluar me mjete të forta nga nipi i tyre.

Të lënduar kanë mbetur Agustin dhe Manushe Shpani. Bashkëshortëy ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore, në spitalin e Traumës në Tiranë. /a.y/noa.al