Transmetuar më 12-08-2017, 11:59

Një operacion i policisë së Tepelenës i koduar “Krutjes” ka zbuluar në Memaliaj 7.6 kg lëndë eksplozive, kapsolla detonatore dhe fitil zjarrpërcjellës, duke vënë në pranga një person.

Në bazë te informacioneve policore të marra në rrugë operative nga policia e Memaliaj, se një person në fshatin Kurtjes dispononte lëndë eksplozive, u organizua kontroll në banesën e tij.

Si rezultat i operacionit u bë arrestimi në flagrancë i Astrit Bilo, 57 vjeç, banues në fshatin Kurtjes, Memaliaj.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga ana e policisë gjatë pasdites së djeshme, në banesën e tij janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një kallëp tritol 200 gramë, 600 gramë C4, 6.8 kg lëndë plasëse dinamit, 12.7 metër fitil zjarrpërcjellës, 45 kapsolla detonatore dhe një thikë.

Ndaj të dyshuarit hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet i’u referuan Prokurorisë së Gjirokastrës për për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. /a.y/noa.al