Transmetuar më 12-08-2017, 11:30

Ish-kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili nuk i rresht kritikat ndaj Kryeministrit Edi Rama.

Ai thotë se gjithë bota i bën promocione, panaire turistike dhe reklamë turizmit gjithë vitin, me përjashtim të korrikut dhe gushtit.

“Ky shkollëpakëti, Kryeministri ynë, bën promocion në gusht, në të dalë të sezonit turistik, pra bën një lloj aksham pazari. Aferim i qoftë, kaq di kaq bën!”, shkruan Vasili në Facebook.

Ky qëndrim i tij vjen pas publikimeve promovuese për turizmin nga ana e Kryeministrit, i cili këtë verë thuajse çdo ditë nëpërmjet rrjeteve sociale u ka bërë reklamë zonave të ndryshme turistike nga veriu në jug.

Po ashtu nga ana e LSI, këtë verë duket se është Petrit Vasili për të kritikuar kreun e qeverisë për çdo problematikë në vend, duke nisur kësisoj opozitën e paralajmëruar. /a.y/noa.al