Transmetuar më 12-08-2017, 11:20

Një person i dyshuar për tentativë vrasje është identifikuar dhe shpallur në kërkim nga policia.

Gjatë ditës së djeshme, e premte, u bë shpallja në kërkim dhe punohet për kapjen e D.A., 46 vjeç, banues në Zajs, Kurbnesh të Mirditës.

Ai akuzohet se në vendin e quajtur në afërsi të fshatit Zajs në Kurbnesh, ka tentuar të vrasë me armë zjarri 52-vjeçarin V.A., banues në fshatin Zajs”.

Policia thotë se gjithçka ka ndodhur, pas një konflikti për motive të dobëta midis tyre.

Lidhur me këtë ngjarje hetimet janë në vijimësi, ndërkohë që për ndjekje të mëtejshme materialet i’u referuan Prokurorisë së Lezhës për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake”. /a.y/noa.al