Transmetuar më 12-08-2017, 10:58

Një turist i huaj me pushime në brigjet e jugut akuzohet për vjedhjen e një shume të konsiderueshme parash në një hotel në Sarandë.

Bëhet fjalë për një turist nga Ukraina, i cili akuzohet se u ka vjedhur pushuesve vlera të mëdha monetare por është kapur në aeroportin e Rinasit, duke tentuar të largohet nga Shqipëria.

Oleg Koval, 43 vjeç, banues në Ukrainë, u arrestua gjatë ditës së djeshme në aeroport.

Ndalimi i tij u bë pasi dyshohet si autor i ngjarjes së ndodhur më 10 gusht, në një hotel në lagjen ‘Nr.1 , ku i ka vjedhur 40-vjeçarit I.P., banues në Sarandë, një shumë parash prej 8300 euro.

Gjithashtu Koval, gjatë kontrollit të ushtruar nga policia janë gjetur 32 prerje 50 euro, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Ndaj të dyshuarit materialet i’u referuan Prokurorisë së Sarandës, për veprën penale të “Vjedhjes”. /a.y/noa.al