Transmetuar më 12-08-2017, 10:22
Publicitet

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur mëngjesin e sotëm në Elbasan.

Në aksin rrugor Elbasan- Metalurgji mjeti me targa CA 415 EJ drejtuar nga shtetasja A.T., 32 vjeçe banuese ne fshatin Katund i Ri, Elbasan është përplasur me mjetin tip “Ford” me targa TR 5568 P drejtuar nga E.Xh., 32 vjec banues në Tiranë.

Si pasojë e përplasjes të dy drejtuesit e mjeteve janë dërguar në spitalin e Elbasanit.

Mësohet se dy të lënduarit pas ndihmës së marrë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Nga ana e policisë hetimet janë në vijimësi, me synim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /a.y/noa.al

Loading...