Transmetuar më 12-08-2017, 09:43

Ndahet nga jeta njeriu më i vjetër në botë, vetëm një muaj para se të mbushte 114 vjeç.

Yisrael Kristal, u nda nga jeta këtë të premte, ndërkohë që vitin e kaluar i ishte dorëzuar çmimi si njeriu më i vjetër në botë nga Guinnes world Record.

Polako-izraeliti, i mbijetoi holokaustit dhe në vitin 1940 u dërgua në kampin e përqendrimit në Auschwitz, ku humbi gruan e parë dhe dy fëmijët.

Ndërkohë me gruan e dytë, jetoi që nga viti 1950 në Haifa të Izraelit.

Yisrael Kristal lindi më Zarnow, të Polonisë, më 15 shtator të 1903, ndërsa i mbijetoi luftës së parë dhe të dytë botërore.

Ai ishte i burgosu në Auschwitz, prej të cilit u shpëtua në vitin 1945. Kristal nuk ka folur shumë për eksperiencën e tij në kampin e përqendrimit duke thënë shkurtimisht, “për çdo ditë të kaluar aty mund të shkruhen dy libra”.

Pas luftës u transferua në Haifa ku hapi një fabrikë ëmbëlsirash. /a.y/noa.al