Transmetuar më 12-08-2017, 08:45

Kryeministri Edi Rama këtë të shtunë ka uruar “mirëmëngjes” me një prej pamjeve më të bukura të natyrës shqiptare, Valbona.

Nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Facebook, në kuadër të promovimit të zonave turistike, Rama shkruan, “Mirëmëngjes dhe me këtë pamje spektakolare nga Valbona, ju uroj një ditë të mbarë”.

Por kaq ka mjaftuar që komentuesit të shpërthejnë ndaj tij me komente plot kritika, që nga zjarret e deri te hidrocentralet në lumin Valbonë.

“Na nxirr ndonjë foto me pamje nga zjarri… lëre Valbonën ti…!!! SHQIPËRIA po digjet Ndërsa qeveria krihet!”, shkruan një komentues.

Ndërsa një tjetër vijon, “Nga Valbona të cilën keni vendosur ta degradoni me ngritjen e hidrocentraleve?”

Në këtë linjë vijon dhe ky koment, “Mirëmëngjesi me këtë pamje spektakolare nga Valbona thotë, kur një kohë këte mrekulli po e prish me hidrocentrale”.

Po kaq i hidhur vijon dhe komenti tjetër, “Mirëmengjesi gjithashtu… nesër na thuaj mirëmëngjes nga hidrocentralet e Valbonës që ministrat e tu lejuan…”

“Sa hipokrizi, ja mori ujin e shkatërrroi lumin, pastaj e poston në Fb e quans spektakolare”, vijon një tjetër koment.

“Ti je tralala s’ka mundësi të jesh Kryeministri ti”, shkruan një tjetër ndjekës i Kryeministrit. /a.y/noa.al