Transmetuar më 12-08-2017, 08:13

Një vajzë e re shqiptare ka humbur jetën tragjikisht si pasojë e një zjarri të rënë në një qendër për azilantët në Gjermani.

Pasditen e së premtes, në qendrën e refugjatëve në Clemensheim të Bad Driburgut, ka rënë zjarr në në katin e dytë të ndërtesës.

Për pasojë ka humbur jetën një 28-vjeçare shqiptare, ndërkohë që një grua tjetër ka mbetur e lënduar.

Mësohet se viktima ishte me aftësi të kufizuara, pasi edhe qendra ishte në funksion të azilkërkuesve me nevoja të veçanta.

Ndërkohë e lënduar ka mbetur edhe një punonjëse e qendrës, e cila ndodhet në spital.

Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit, ndërkohë që policia vendase po heton për të hedhur më shumë dritë mbi gjithë sa ka ndodhur. /a.y/noa.al

Foto arkiv