Transmetuar më 12-08-2017, 08:00

Vdekja është gjëja më e vështirë për t’u pranuar e sidomos nga familjarët e atij që s’jeton.

Familja e këngëtarit Alban Skënderaj, rreth dy muaj më parë u përball me humbjen e zonjës së shtëpisë, nënën e këngëtarit.

Por ndërsa katër djemtë e çiftit Skënderaj, më të rinj në moshë, mundohen të ecin përpara, ai që ka mbetur peng i kujtimeve të së ndjerës Afërditë, është babai i këngëtarit.

Shkrimtari Qerim Skënderaj, tashmë po përballet me faktin se e shoqja nuk jeton më dhe humbjen e saj e derdh në vargje.

Ai ka publikuar së fundmi në profilin e tij në Facebook, disa vargje drithëruese ku përshkruan si u nda nga veshjet e së shoqes dhe disa të tjera ku shkruan se e shoqja i la pasurinë më të madhe, katër djemtë e tyre.

SOT U NDAVA…

Sot u ndava nga veshjet e tua,

Siç më the, i bëra dhuratë.

Por kostumin që vishje për mua,

Nuk e dhashë, do ta ruaj gjatë.

Kur të shihja derdhur krejt në blu,

Mërmërija, si ti s’ka të dytë.

Tani varur mbi një varëse dru,

Më përcjellë aromë nga trupi yt.

POR…

Ti më dhe shumë dashuri,

Më të madhen pasuri,

Katër yje në flori,

Por dhe dhimbje…pa kufi. /a.y/noa.al