Transmetuar më 12-08-2017, 07:46

Kryeministri Edi Rama këto ditë po pushon bashkë me familjen, për t’u rikthyer sërish në pesëmbëdhjetëditshin e dytë të gushtit fuqishëm në detyrë.

Por është dikush i cili arrin ta zhveshë në çdo moment nga emri i madh Kryeministër, djali i vogël Zaho.

Rama ka publikuar në Instagram një fotografi, teksa mban hipur në qafë të voglin.

Babë e bir duken të kombinuar në veshjen e tyre, por edhe kësaj radhe Rama është munduar që t’i fshehë fytyrën të voglit.

Vogëlushi 3-vjeçar, në këto ditë pushimesh ka luksin që ta ketë vetëm për vete babi Edin. /a.y/noa.al