Transmetuar më 11-08-2017, 23:41

Tragjedi e vërtetë ishte ajo në veri të Egjiptit, ku të paktën 36 vetë humbën jetën, dhe mbi 100 të tjerë u plagosën si pasojë e përplasjes së dy trenave.

Trenat janë ndeshur afër qytetit të Aleksandrisë, ditën e sotme, ku më pas kanë përfunduar të rrëzuar.

Sipas raportimeve, njëri prej mjeteve ishte duke udhëtuar nga kryeqyteti Kajro, ndërsa tjetri nga Port Said, nga veriu i Kanalit Suez.

Duke cituar zyrtarë të ministrisë së Transportit, televizioni shtetëror, ka raportuar se përplasja ka ndodhur si shkak i ndonjë mosfunksioni në njërin nga trenat.

Egjipti është përballur me disa tragjedi hekurudhore, gjatë viteve të fundit. Në  2013, nga një përplasje në mes të një treni dhe një autobusi, kanë vdekur rreth 30 persona në jug të kryeqytetit Kajro. /k.k/noa.al/