Transmetuar më 11-08-2017, 23:06

Një 20-vjeçar shqiptar, i kërkuar për trafikim të lëndëve narkotike, është arrestuar nga autoritetet britanike.

Ai është Artinis Hajdarmajtaj, i cili u ndalua nga policia në Benstid.

Gjatë marrjes së dëshmisë, kur u pyet  për emrin, ai u përgjigj se ishte një shtetas i Bashkimit Europian, përkatësisht portugez me emrin Samuel Alves.

Policët i kërkuan të fliste portugalisht, por aty shqiptari ngeci pasi nuk mund të fliste mirë gjuhën dhe menjëherë u dërgua në komisariat, ku u verifikua se ishte i kërkuar për trafik droge. /k.k/noa.al/