Transmetuar më 11-08-2017, 22:36

Familja e z. Sali Berisha është në zi. Motra e ish-kryeministrit të Shqipërisë, është ndarë nga jeta ditën e sotme.

Miq dhe të afrërm kanë bërë publik lajmin përmes rrjeteve sociale, ndërsa e ndiera mbylli sytë në moshën 77-vjeçare.

Bëhet fjalë për Hajrie Osmanin. Ajo jetonte prej kohësh në KodërKamëz. Nuk dihet shkaku i ndarjes nga jeta.

Ish-kryeministri Berisha ka patur edhe një vëlla, Selim Berishën, i cili është ndarë nga jeta në kohën e komunizmit. /k.k/noa.al/