Transmetuar më 11-08-2017, 22:08

Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në Austin të Texasit ku një makinë është rrëzuar nga kati i shtatë i parkingut ndërkohë që poshtë lëvizte një tjetër mjet.

Pamjet janë publikuar në datën 9 gusht, por janë filmuar nga kamerat e sigurisë në muajin korrik.

Sic shihet nga video, kalimtarët e rastit i vijnë në ndihmë drejtueses së mjetit, që fatmirësisht nuk ka pësuar lëndime serioze por është dërguar në spital për tu trajtuar.

Nuk dihen arsyet e këtij aksidenti, në dukje i pazakontë, por skena të tilla shfaqen shpesh në Shtetet e Bashkuar të Amerikës.

Për fat të mirë, edhe drejtuesi i makinës tjetër që u godit nuk pati lëndime. /k.k/noa.al/