Transmetuar më 11-08-2017, 21:50

Dorëzohen në ministrinë e Drejtësisë byzylykët elektronikë. Kompania që ofron shërbimin e mbikëqyrjes elektronike ka pranuar që të dorëzojë këto mjete, si dhe kryerjen e procesit të kolaudimit të të gjithë byzylykëve.

“Sot në orën 14.30 në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë, u paraqitën përfaqësuesit e kompanisë private që ofron shërbimin e mbikëqyrjes elektronike.

Ata pranuan që të dorëzonin pajisjet në pronësinë e Ministrisë së Drejtësisë, dhe lejuan grupin e punës së Ministrisë së Drejtësisë që të bëjë kolaudimin e pajisjet, sëbashku me ekspertët e kompanisë”, thuhet në njoftim.

 Dorëzimin e plotë të byzylykëve, ministria e Drejtësisë do ta marrë pas kolaudimit të tyre, kjo “me qëllim garantimin e zbatimit të kontratës dhe realizimit të procesit të mbikëqyrjes elektronike sipas ligjit”. 

Në fund, garantohet se procesi i kolaudimit do të jetë i pandërprerë, me qëllim mos pengimin e funksionimit të ofrimit të shërbimit të mbikëqyrjes elektronike. /k.k/noa.al/