Transmetuar më 11-08-2017, 21:41

Roja Bregdetare e Greqisë ka arritur që të zbulojë dy ton drogë të fshehur në një jaht luksoz.

Operacioni u zhvillua në orët e para të mëngjesit të sotëm në sajë të një informacioni të marrë në rrugë operative, që më pas rezultoi befasues.

Anija e patrullimit të Rojës Bregdetare Greke në zonën në jug të ishullit Kythira, kontrolloi një jaht luksoz, me flamur Italian dhe në të u gjet e fshehur sasia e madhe e kanabisit.

Jahti ishte nisur nga një port në Itali dhe kishte ngarkuar kanabis në bregdetin shqiptar, me destinacion brigjet greke.

Autoriteti Portual i Neapolis po vijon kryerjen e hetimeve dhe pas marrjes në pyetje ka arrestuar dy të huaj, një me shtetësi italiane dhe tjetri shqiptare, si dhe sekuestroi jahtin luksoz. /k.k/noa.al/