Transmetuar më 11-08-2017, 18:56
Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot raportin nga dëgjesat dhe komunikimi me banorët për qarkun e Elbasanit.
Në vijim të raporteve të publikuara edhe në ditët e kaluara, qytetarët kanë bërë të ditura problemet e tyre në dëgjesat që kanë pasur me deputetët e rinj të zonave të tyre.
Kështu problemi më i madh i qytetarëve të këtij qarku ka të bëjë me ujin e pijshëm. Më pas vjen papunësia, investimet në bujqësi, rrugët e problemet me pronën.
Postimi i Ramës:
RAPORTI JUAJ
Pasqyra zgjedhore dhe raporti i dëgjesave për Qarkun Elbasan.
Miqtë e këtij rrjeti nga qarku i Elbasanit, janë të lutur të bëjnë sugjerime apo ankesa që sipas tyre mund të mungojnë në këtë raport. Faleminderit. /b.l/noa.al/